Logoreci > Shqipëria

 

Hymni Simbolet Gjuha Historia

 

Shqipëria

Pozicioni: Europe
Kryeqyteti: Tirana
Kordinatat gjeografike: 41 00 N, 20 00 E

Sipërfaqja e përgjithëshme: 28,748 km/2
Tokë: 27,398 km/2
Ujë: 1,350 km/2
Gjatësia e kufirit: 720 km
Shtetet që kufizohet: Greqi, Maqedoni, Mali i Zi dhe Kosovë.

Linja bregdetare: 362 km
Popullsia: 3,544,841
Kombësia: shqiptare
Gjuha: shqip

Besimi fetar: Muslimanë 70%, Ortodoksë 20%, Katolikë 10%

-Jetëgjatësia-
Popullsia: 72.1 vjeç
Meshkujt: 69.27 vjeç
Femrat: 75.14 vjeç
Monedha: lek
Simboli i monedhës: ALL (AL - albanian, L - lek)

Flamuri Shqiptar
Flamuri
Harta Shqiptare
Harta
 

 

Hymni

HIMNI KOMBËTAR

Rreth flamurit të përbashkuar

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ dhe një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Por vdes, por vdes si një dëshmor!

 

Në dorë armët do t’i mbajmë
të mprojmë atdhenë në çdo kënt,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë,
Këtu armiqtë s’kanë vent.

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur,shenj’ e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush ju bë theror;
Për jet’ ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shënjtor!

Teksti: Aleksandër Stavre Drenova
Muzika: Ciprian Porumbescu (Rumani)
viti 1912

 

 

Simbolet
Stema e Republikës Flamuri Shqiptar Ngyrat e flamuri Shqiponja
 
Përkrenarje Skënderbeut Passaporta Shqiptare Dekorata "Kaloresit i Skenderbeut"  

 

 

Gjuha

Gjuha shqipe dhe gjuha armene janë gjuhet me te vjetra te botes.
Gjuha shqipe e ka prejardhjen nga Ilirishtja dhe ben pjese ne familjen Indo-Europiane.
Fillimet e saj i perkasin viteve 3500 - 3000 para Krishtit.

 

Gjuha shqipe

Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia

 

 

Historia

 

Historia ne vite
370 pK - 2000 mK

 

1225 pK Vdiq Mbreti Hyllus I pari monark Ilir
shek IV pK Mbreti Bardhyl bashkoi Ilirine dhe Mollosine (Epirin)dhe nje pjese te Maqedonise. Mbreteria Ilire arrin kulmin e zhvillimit te vet
385 pK Iliret munden nga Filipi II i Maqedonise
312 pK Mbreti Glauk perze Greket nga Durresi
232 pK Vdes Mbreti Agron, pas tij ne fron hypi Teuta Zonja e Shkodres
168-165 pK Romaket kapin rob mbretin Gent dhe e cojne ne Rome.
165 pK – 285 mK Pushtimi Romak
285 – shek V Pas ndarjes se Perandorise Romake ne kohen e Perandorit Dicleziano, me origjine shqiptare, ne ate lindore dhe ate perendimore. Ajo qe quhet sot Shqiperi u nda ne dy pjese (nga Cotorri deri ne shkumbin kaloi me pjesen perendimore te perandorise, Romen) dhe (nga shkumbini deri ne jug u quajt Epirus Nova u be pjese e perandorise lindore, Bizantit)
Shek V Vijne me radhe pushtimet Gote, slave por Bizantinet rifitojne teritoret e humbura
Shek XI – XII Periudhe e rendesishme ne historine e Shqiperise: Bizanti ne vitin 1081 i jep emrin ALBANIA te perdorur nga shkrimtaret dhe studiuesit per shqiperine.
Shek XIII Venecia ka influence te madhe ne Shqiperi.
1358 – 1395 Periudha e mbreterimit te families Topia (Karl, Gjergj dhe Helena.
1395 – 1474 Periudha e mbreterimit te familjes Kastrioti (Kostandin, Gjon, Gjergj “Skenderbeu” dhe Gjovani.
1444 Lidhja e Lezhes perfshinte perfaqsuesit e popullit ne Kosove, Metohi, Novi Pazar, Oher, Janine dhe Arte.
1468 Vdekja e Gjergj Kastriotit (Skenderbeu)
1478 -1479 Renia e Krujes dhe Shkodres ne doren e Turqve. Shume shqiptare iken ne Itali dhe krijuan komunitetet e Arberesheve.
1822 Vdekja e Ali Pashe Tepelenes hero i luftes per pavaresi nga turqit.
10/60/1878 Lidhja Shqiptare e Prizrenit organizate politike e ushtarake ku moren pjese personalitete te shquara te kohes.
1908 Kongresi Letraro – Shkencor Mbareshqiptar i Manastirit qe vendosi perdorimin e nje alfabeti, ate me shkronja latine. 
28/11/1912 Shpallja e Pavaresise.
1915 -1918 Pushtimi austro-hungarez.
1918 – 1920  Pushtimet italiane, greke ddhe serbe
1914 - 1914 Mbreteria e Pare.
08/01/1920 Kongresi i Lushnjes Formimi I qeverise qe kerkon terheqjen e te huajve.
17/12/1920 Pranimi ne Shoqerine e Kombeve.
21/01/1925 -01/09/1928 Republika e Pare.
01/09/1928 – 07/04/1939 Monarkia e Dyte, Mbret Ahmet Zogu.
16/04/1939 – 08/09/1943 Bashkimi nen Mbreterine Italiane (Monarkia e Trete, mbret Vittorio Emanuelle III. Pushtimi Italian.
08/09/1943 – 29//11/1944 Pushtimi gjerman
29/11/1944 Çlirimi
11/01/1946 – 30/04/1991 Demokraci Popullore (Republika II) Regjimi Komunist.
14/12/1955 Pranimi ne OKB
16/03/1946 Republika Popullore e Shqiperise.
29/12/1976 Republika Popullore Socialiste e Shqiperise.
11/04/1985 Vdekja e Enver Hoxhes.
11/1990 Aprovimi I ligjit electoral per votimin e fshehte.
30/04/1991 Republika e Shqiperise.
30/04/1991 Demokraci Me Perfaqsim (Republika III)
21/10/1998 Republika e Shqiperise.

    

 

© LOGORECI